KRYEFAQJA » LAJME » Basha mbron Ben Blushin
basha, politike, blushi, basha mbron blushin, deklarate per shtyp

Basha mbron Ben Blushin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një deklarate për mediat , mbron Ben Blushin, i cili akuzoi KQZ-në se po e pengon në regjistrimin e “Libras” për zgjedhjet e Qeshorit . Sipas Bashës , përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje duke përfshirë partinë e Blushit është akti i fundit i Ramës kundër zgjedhjeve të lira.Basha thekson se Kryeministri ka futur në punë çdo mjet e levë që ka në dorë për të vjedhur zgjedhjet. “Liron një bandë, shpik diagnozë për të nxjerrë një kriminel nga burgu, numëron tonelatat e drogës dhe lekët e pista me të cilat do të blejë zgjedhjet. Prandaj ka 1 vit që kundërshton votimin dhe numërimin elektronik,thekson Basha duke e konsideruar këtë si provë , se Rama është rreziku më i madh sipas tij për votën dhe demokracinë në Shqipëri.Duke theksuar se ky është moment kritik për vendin, Basha ftoi çdo qytetar që sipas tij beson te demokracia dhe zgjedhjet e lira, të marrin pjesë në protesten e 18 Shkurtit në Tiranë.

Sicred