KRYEFAQJA » LAJME » Basha mbledh aleatët në PD

Basha mbledh aleatët në PD

Një ditë para protestës në Bulevardin kryesor të Tiranës Lulzim Basha mblodhi aleatët në selinë e Partisë Demokratike. Takimi po zhvillohet edhe në këto çaste që flasim dhe mendohet se qëllimi i saj është koordinimi i veprimeve të fundit, pak orë para protestës së të shtunës. Në selinë e demokratëve të parët që kanë mbërritur ishin kryetari i republikanëve Fatmir Mediu dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Protesta e paralajmëuar nga opozita tre javë më parë synon të bashkoje forcat opozitare të vendit kundër shumicës qeverisëse dhe Kryeministrit Edi Rama. Detajet për mënyrën sesi do të zhvillohet tubimi i nesërm mbeten ende mister, por ajo që mund të thuhet me siguri është se demokratët prej disa javësh po zhvillojnë takime në të gjitha degët e tyre në rrethe dhe Tiranë, për të ftuar të gjithë të bëhen pjesë e protestës së 27 Janarit.  Kjo është hera e parë që opozita do të protestoje si front i bashkuar, duke rrjeshtuar në krah të saj LSI dhe gjithë partitë e tjera aleatë të demokratëve në vitet e fundit.

Sicred