KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Mazhoranca e dalë nga zgjedhjet e 25-qershorit, fiktive

Basha: Mazhoranca e dalë nga zgjedhjet e 25-qershorit, fiktive

Në takimin me demokratë të Qarkut Dibër, si edhe të njësive 8 dhe 9-të të Tiranës, Lulzim Basha e cilësoi fiktive mazhorancën e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas Bashës vullneti i qytetarëve është deformuar falë shitblerjes së votes. “Qeveria që e trajton si plaçkë Shqipërinë, bëri gjithçka që kishte në dorë për të penguar këtë projekt përmes shit-blerjes së votës me paratë e drogës dhe të krimit, përmes angazhimit të bandave. Maxhoranca e dalë nga këto zgjedhje është një maxhorancë fiktive sepse nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por reflekton shtrembërimin e këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që tashmë është provuar katërcipërisht si varrmihësja e demokracisë tonë të brishtë”. Basha apeloi për bashkimin e demokratëve dhe reflektimin e gabimeve të së shkuarës, si e vetmja mundësi sipas tij e rikthimit të së djathtes në pushtet. “Kush di t’i njohë e t’i pranojë gabimet ka edhe vullnetin t’i korrigjojë ato. Dhe unë e kam këtë vullnet, ta bëj bashkë me ju, bashkë me gjithë demokratët e ndershëm që janë gati të luftojnë për ndryshim, jo për kolltuqe. Dhe ajo që vij të kërkoj sot, është të vazhdojmë betejën. Nuk vij t’iu ofroj as privilegje, as pekule, as favore. Vij t’u kërkoj të vazhdojmë betejën”.

Sicred