KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Maxhoranca moralisht ka vdekur!
Basha: "Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani"

Basha: Maxhoranca moralisht ka vdekur!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi rivalin e tij politik kryeministrin Edi Rama, se po bën gjithçka për të penguar hetimin e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa e ka futur vendin në një krizë totale kushtetuese, politike dhe morale. Duke folur pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, zoti Basha tha se Rama ka frikë nga hetimi i pavarur i drejtësisë që do të zbulojë dhe bashkëpunëtorë të tjerë në kupolën qeveritare të krimit të organizuar ndaj po bëjnë gjithçka për ta penguar këtë hetim. Por zoti bash tha se “Drejtësia është e nëpërkëmbur, e kërcënuar, vettingu është i marrë fund me këtë qëndrim të Edi Ramës që po e përdor për të kërcënuar prokurorët, vetëm sepse guxojnë të hetojnë Saimir Tahirin dhe vendi është në një krizë totale kushtetuese, politike dhe morale”.
Për krun e opozitës së djathtë mazhoranca e majtë moralisht është e vdekur. “Edi Rama de facto ka marrë fund si Kryeministër. Ne si opozitë jemi dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe me faktorin ndërkombëtar për t’iu përgjigjur kësaj gjendje dhe kësaj krize të vendit” tha zoti Basha.

Sicred