KRYEFAQJA » LAJME » Basha: ““Lutja ime është për një shoqëri më solidare”
Basha: "“Lutja ime është për një shoqëri më solidare"

Basha: ““Lutja ime është për një shoqëri më solidare”

 

Me rastin e Kurban Bajramit kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar Komunitetin Mysliman Shqiptar, ku krahas urimit për festën tha se ajo është ditë zotimi dhe kujtimi “për përgjegjësitë e rënda dhe të rënduara të politikës”. “Lutja ime është për një shoqëri më solidare, me më shumë mundësi, që jo vetëm ditën e Kurban Bajramit, por çdo ditë tryezat e familjeve shqiptare të jenë plot. Prandaj kjo është edhe një ditë zotimi dhe kujtimi për përgjegjësitë e gjithësecilit në raport me një shoqëri më të drejtë e në veçanti për përgjegjësitë e rënda dhe të rënduara të politikës” tha zoti Basha. “Mendimet e mia janë për ata që shumicën e vitit i kanë tryezat bosh, për të moshuarit, për të sëmurët dhe për fëmijët” tha kreu i PD.

Sicred