KRYEFAQJA » LAJME » Basha : Librat për arsimin e detyrueshëm të jepen falas
Basha : Librat për arsimin e detyrueshëm të jepen falas

Basha : Librat për arsimin e detyrueshëm të jepen falas

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha, ka kërkuar që librat për arsimin e detyrueshëm të jepen falas. “Në vend që të sjellë gëzim, fillimi i shkollës sjell ankth financiar dhe vështirësi për qindra mijëra nxënës dhe familjarët e tyre që paguajnë mbi 15 milionë dollarë çdo vit për librat e shkollave fillore dhe të mesme” shkruan zoti Basha në një status në rrjetin social Fejsbuk. “Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm nuk jepen falas, madje që të blesh këto tekste shkollore prindërit dhe nxënësit torturohen me orë të tëra në rradhë për shkak të sistemit klientelist të shpërndarjes në pak pika” konstaton kreu i opozitës.
Sipas zotit Basha “Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Kjo do të ishte një ndihmë të madhe për familjet shqiptare dhe shkollimin e fëmijëve të tyre”. Ai shton se duhet “Një qeveri në shërbim të njerëzve investon në libra dhe mjete shkollore, jo në fasada ministrish dhe luks qeveritarësh”.
Në Shqipëri arsimi 9 vjeçar është i detyrueshëm. Sipas të dhënave të përafërta çdo vit këtë nivel arsimimi e mbarojnë jo më shumë se 60 mijë fëmijë.

Sicred