KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Letra e Xhafës për prokurorinë “Akt i dënueshëm”
Basha: Letra e Xhafës për prokurorinë "Akt i dënueshëm"

Basha: Letra e Xhafës për prokurorinë “Akt i dënueshëm”

Kreu i PD Lulzim Basha e ka konsideruar si “Akt i dënueshëm” letrën e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj drejtuar prokurorisë, me anë të së cilës këkonte thirrjen e kreut të Lulzim Basha dhe ish kyeministrin Sali Berisha, si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë të kapur në Durrës. “Kjo letër është akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt, është vendosja dhe de juro e prokurorisë në urdhrat e qeverisë” reagoi zoti Basha për mediat. “Informacioni më i sigurtë që mund të japë unë për të gjetur rrugët e kokainës në Shqipëri është që prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën” ka përmendur zoti Basha emrat e vëllait të kryeministrit Rama dhe vëllait të ministrit Xhafa. Emrat e tyre opozita shpesh i ka përmendur si persona të përfshirë në trafiqet e drogës. “Uroj që përgjigjja të mos mjegullojë apo mos shkojë në kurriz të mesazhit që përcolla sot për situatën ekonomike të vendit dhe shqetësimin e FMN-në për rritjen alarmante të borxhit publik” tha më tej kreu i opozitës.

Sicred