KRYEFAQJA » LAJME » Basha kundër takses në “Rrugën e Kombit”
Konçensioni 30 vjeçar i "Rrugës së Kombit"

Basha kundër takses në “Rrugën e Kombit”

Opozita është kundër taksimit të transportit në “Rrugën e Kombit” dhe një qëndrim të tillë ua ka bërë të ditur edhe banorëve të Kukësit të cilët zhvillojnë jetën nëpërmjet kësaj arterie të infrastrukturës.

Lulzim Basha tha gjatë një takimi me simpatizantë dhe përkrahës të opozitës se taksa e qeverisë për Rrugën e Kombit, që do ta dyfishojë çmimin e biletës së udhëtimit dhe do të rrisë kostot e jeteses në çdo drejtim.

“Nuk mjafton fakti që nuk ka hapur një vend të ri pune në Kukës, nuk ka bërë një investim në Kukës. Por tani dëshiron ti vendosë Kukësit një rrethim, një barrikadë, një mur në formën e taksës për Rrugën e Kombit. Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit ?! Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit kur secili prej nesh paguan 240 lekë shtesë taksë për karburantin që me ardhjen e Edi Ramës. Ne nuk do të lejojmë vendosjen e një takse që do të ndalojë qarkullimin e lirë midis Kukësit dhe Tiranës, midis Prishtinës dhe Tiranës. Rrugën që e ndërtuam me kaq sakrificë e përkundër përpjekjeve për ta penguar, do ta kemi jo vetëm Rrugën e Kombit por rrugën e kombit të lirë dhe rrugën e lirë të kombit për qytetarët dhe mallrat shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Lulzim Basha.

Kryetari i partisë demokratike fajësoi qeverinë për situatën e vështirë ekonomike të vendit e sidomos të qytetit verior, e kjo shfaqje e vështirësive ekonomike duket nga shkëputja e kryeministrit prej realitetit të shqiptarëve.

Sicred