KRYEFAQJA » LAJME » Basha kongresmenëve amerikane: Vota e 25 qershorit është blerë dhe manipuluar!
Basha kongresmenëve amerikane: Vota e 25 qershorit është blerë dhe manipuluar!

Basha kongresmenëve amerikane: Vota e 25 qershorit është blerë dhe manipuluar!

Në një darkë pune më Kryetarin e Komisionit për Inteligjencën të Kongresit Amerikan Devin Nunes, dhe me kongresmenë amerikanë, kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha i njohu me ato që ai i ka konsideruar me fakte  për rolin e organizatave kriminale në bashkëpunim me Qeverinë për blerjen dhe manipulimin e votës në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Qershorit. Sipas njoftimit nga PD, bashkëbiseduesit ndanë shqetësimin për shumë prej problemeve të evidentuara në zgjedhje dhe u shprehen në mbështetje të një reforme të thellë zgjedhore dhe zbatimit të reformës në drejtësi. Po ashtu, bëhet e ditur se ata shprehën shqetësimin për rritjen e kultivimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri. Mesohet se  zoti Basha i siguroi kongresmenët për qendrimin e palëkundur të PD-së, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe drogës, në shërbim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe mbarë rajonit.

Sicred