KRYEFAQJA » LAJME » Basha konfirmon vazhdimin e qëndresës së opozitës

Basha konfirmon vazhdimin e qëndresës së opozitës

Mungesën e reflektimit të kryeministrit Edi Rama për kërkesat e parashtruara nga opozita, Lulzim Basha e sheh si dëshmi e frikës së tij për tu përballur me ndëshkimin popullor përmes zgjedhjeve të lira, të garantuara nga një qeveri teknike. Nuk ka shpjegim tjetër për kryedemokratin, për sa kohë kryeministri thotë se i ka të gjitha shanset për të fituar zgjedhjet, përfshi këtu edhe aleancën me LSI-në e Ilir Metës. “Dil pra para popullit i xhveshur nga pushteti abuziv i kryeministrit, garo se ti thua që Lul Basha s’ka as platformë, as ekip, as lidership. Ti e ke fare thjeshtë se i ke të gjitha! Edhe Ilir Meta të ka thënë “Do vij me ty”! Liroje pra karrigen tu japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme! E vërtetat është se Edi Ramës nuk i mjafton të dali në kushte të barabarta të garës! Nuk i mjaft as Ilir Meta, as aleatët e tjerë! Edi Rama del në garë vetëm kur është i lidhur me njëmijë fije të dukeshme e të padukshme me krimin, me drogën, me korrupsionin” tha zoti Basha të martën para përkrahësve.
Kreu i PD garantoi se opozita nuk do të lëshojë asgjë nga kërkesat e parashtruara për zgjedhje të ndershme, ka ironizuar edhe negociatorin e kryeministrit me opozitën. “Vjershat e Taulant Ballës nuk të çojnë larg, lexo të paktën të Blushit se ai çoç ka dorë” tha ai.
Zoti Basha konfirmoi vazhdimin e qëndresës së opozitës, deri në përmbushje të misionit për të garantuar sipas tij institucionin e votës së lirë. “Asnjë tërheqje, qeveri teknike, kusht i patjetërsueshëm për zgjedhj të lira dhe të ndershme” tha ai mes thirrjeve entuziaste të protestuesve demokratë.

Sicred