KRYEFAQJA » LAJME » Basha kërkon dorë heqjen e Xhafajt

Basha kërkon dorë heqjen e Xhafajt

Kreu i PD Lulzim Basha kërkoi të martën dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Këtë ai e bëri të ditur menjëherë pas takimit me aleatët në selinë blu, ku u ra dakort që të përshkallëzohet aksioni opozitar në rast se nuk do të ketë dorëheqje të tij. Kreu demoktrat i kërkoi Prokurorisë të zbatojë ligjin për nisjen e menjëhershme të hetimeve për Fatmir Xhafajn, i cili sipas Bashës në pozicionin e tij në komisionin e ligjeve dhe më pas në atë të ministrit i ka dhënë imunitet ligjore vëllait të tij Agron Xhafaj, duke i shpëtuar ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit në Shqipëri për dënimin me 7 vite e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge dhënë nga gjykata e kasacionit në Itali. Sikundër nuk lejon zbatimin e ligjit antimafia.
Kryetari i Partisë Demokratike tha sot se është fakt se Agron Xhafaj ka qenë dhe është në Shqipëri ku vazhdon trafikun e drogës, çka u faktua edhe përmes përgjimit me zë të publikuar një ditë më parë, madje edhe me identitet të ndryshuar nga Agron në Geron Xhafaj.

Sicred