KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Kanë nisur marrëveshjet Rama-Tahiri

Basha: Kanë nisur marrëveshjet Rama-Tahiri

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha në një dalje të tij për mediat ka akuzuar drejtpërdrejt kryemnistrin Rama që sipas Bashës po bën marrëveshje me ish-ministrin e brendshëm Tahiri. “Edi Rama nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. Edi Rama mohon dhe përpiqet ti ike kësaj përgjegjësie për një arsye të vetme sepse ai është përgjegjësi kryesor dhe kjo përgjegjësi nuk mund të shuhet as duke arrestuar dhe as duke lënë të lirë Tahirin. Ne e dimë se kemi të dhëna se edi Rama dhe Sajmir Tahiri aktualisht po përpunojnë një marrëdhënie me njëri-tjetrin. Tahiri disponon fakte, të dhëna, përgjime, dokumente dhe filmime për përfshirjen e Edi Ramës në bandat mafioze, në klanet mafioze të Shqipërisë”. Kreu i opozites Basha vijoi në kërkesën e shqiptuar edhe dje pas takimit të opozitës së bashkuar për një qeveri anti-mafia si të vetmen mundësi për të shpëtuar vendin theksoi Basha. “Largimi i Edi Ramës. Formimi i një qeverie anti-mafia në mbështetje nga të gjithë forcat politike e cila do të shembe lidhjet e kupolës mafioze në krye të qeverisë shqiptare lidhjet e krimit me politikën dhe të përgatise nëpërmjet një reforme zgjedhore zgjedhje të lira dhe të ndershme për të kthyer legjitimitetin në vend”. Ndërkohë që daljen publike për të dhënë emrat e shkarkuar të drejtorisë së policisë së Elbasanit nga Haki Çako, Basha e quan të vonuar pasi sipas Bashës ka kaluar një muaj që është denoncuar nga opozita me revoltë ngjarje e Elbasanit. “Veprimet e ndërmarra të Haki Çakos sot nuk janë thjesht të vonuara, ata janë pa vend. Haki Çako sot në mos duhet dorëhequr, duhet të ishte shkarkuar”. Kreu i PD iu referua edhe drogës së sekuestruar në Vlorë, përgëzoi punën e prokurorisë së Krimeve të Rënda e SHISH, si dhe partnerët e huaj, që bënë të mundur kapjen e kësaj sasie droge në Vlorë.

Sicred