KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Jo fraksioneve në PD! Të bashkohemi rreth vlerave!
Basha: Jo fraksione në PD! Të bashkohemi rreth vlerave!

Basha: Jo fraksioneve në PD! Të bashkohemi rreth vlerave!

Kreu i PD Lulzim Basha Lulzim Basha ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike njohjen e fraksioneve brenda forcës politike që ai drejton, ndërsa ka ftuar demokratët të bashkohen. “Sa kohë të jem unë kryetar i PD, nuk do të ketë fraksione në PD, por hapësirë për këdo që do të kontribuojë për të çliruar vendin nga krimi dhe Edi Rama që bën aleancë me të” tha zoti Basha pas përfundimit të një mbledhjeje të kryesisë së PD të enjten pas dite dhe që zgjati disa orë. Sipas tij “Bashkimi do të bëhet rreth vlerave dhe rreth qëllimit të përbashkët që t’u shërbejmë qytetarëve”. Kreu i PD i kritikuar si përgjegjësi kryesor për humbjen e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, por edhe mënyrës si u rizgjodh në krye demokratëve tha se në parti do të fillojnë analiza dhe konsultime që do ti hapin rrugë reformimit . ” ….do të nisi menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate, duke përfshirë gjithë simpatizantët, me qëllim forcimin e PD, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e tij të dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve. Procesi do të nisë menjëherë dhe do t’u hapë rrugë ndryshimeve të tjera në parti” tha ai.
Në mbledhja ka patur tension dhe përplasje mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të zotit Basha. Momenti më i vështrë ka qenë ai mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinin, i cili gati ka shkuar drejt përplasjes fizike, por është penguar nga ndërhyrja e anëtarëve të kryesisë.

Sicred