KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha: Jemi në një krizë të trefishtë; krizë sigurie, kushtetuese dhe ekonomike
Basha: Jemi në një krizë të trefishtë; krizë sigurie, kushtetuese dhe ekonomike

Basha: Jemi në një krizë të trefishtë; krizë sigurie, kushtetuese dhe ekonomike

Me akuzat se vendi është në një krizë të trefishtë: krizë e sigurisë, kushtetuese dhe ekonomike, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se nuk do të ketë më asnjë pakt me kryeministrin Rama. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se as zgjedhjet nuk mund të zhvillohen normalisht sa kohë që kreu i qeverisë është i lidhur me krimin. Lidhur me zgjedhjet lokale të 2019-ës, kreu i demokratëve konfirmoi se opozita do të jetë e bashkuar, por procesi i identifikimit të kandidatëve në PD do të nisë në Shtator. Shtatori do të shënojë edhe nisjen e aksionit opozitar, por Basha nuk dha detaje duke thënë se teknikat do të diskutohen paraditen e së hënës, ditët kur pritet të zhvillohet edhe seanca e parë parlamentare për këtë sesion. Megjithatë Basha vendosi një vijë të kuqe, që është rikthimi në Kuvend i ligjit për Teatrin. Kreu i Partisë Demokratike Basha foli edhe për çështjen e Kosovës duke dalë në mbështetje të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd por në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Sicred