KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha: Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit
Basha: Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit

Basha: Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një deklarate për shtyp thekson se Banka Botërore konfirmon se rritja e taksave në Shqipëri, po rrënon ekonominë. Sipas zotit Basha Shqipëria humbet 7 vende në vlerësimin e Raportit të Bankës Botërore “Doing Business 2018-të”.
Basha nënvizon se faktori kryesor i këtij përkeqësimi është rritja e taksave dhe detyrimeve, duke humbur plot 28 vende për këtë arsye. Raporti shprehet se 37.3 përqind e fitimit shkon për taksa dhe kontribute, ndërkohë që Qeveria zvarrit rimbursimin e TVSH-së, nënvizon Basha. “Fqinjët tanë vazhdojnë të kenë renditje më të mirë se Shqipëria e cila renditet në vendin e 65-të thekson Basha, ndërkohë që Maqedonia në vendin e 11-të, Kosova në vendin e 40-të, Mali i Zi në vendin e 42-të. Edhe këtë vit mesazhi është shumë i qartë ”Investitorët e huaj që duan të investojnë në Ballkan, e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit”, nënvizon kreu demokrat.

Sicred