KRYEFAQJA » LAJME » Basha – Idrizi, arrihet marrëveshja

Basha – Idrizi, arrihet marrëveshja

Partia demokratike zyrtarizon marrëveshjen e bashkëpunimiy me PDIU-në. Kreu demokrat Basha tha se synon zgjerimin e kolacionit, me qëllim maksimalizimin e votave të së djathtës dhe krijimin e një aleance sa më të gjerë kundër keqeverisjes së Ramës. Si Basha ashtu edhe Idrizi thanë për mediat se pjesë e rëndësishme e platformës së bashkëpunimit është edhe çështja Çame.

Afrimi i PDIU-së në koalicionin e së djathtës, vë në pikëpyetje pozicionin e  PBDNJ-së, pasi kjo forcë politike referuar eksperiencave të shkuara të aleancave, ka refuzuar të jetë në të njëjtin koalicion me PDIU-në. Ashtu si edhe edhe vet Dule në një takim që pati me Bashën ditën e premte, la të kuptohet se mbetet pjesë e koalicionit, edhe sot Basha me Idrizin thanë se nuk shonin asnjë problem bashkpëunimi.

 Disa deputetë që kanë hyrë me siglën e PDIU-së në parlament, kanë deklaruar se do të jenë pjesë e mazhorancës qeverisëse, duke mos u pajtuar me vendimin e Kryetarit Idrizi. Ky i fundit tha se ato deputetë kanë bërë që në nisje të legjislatures zgjedhjen e tyre, duke theksuar se rrugët e tyre politike me PDIU-në, janë ndarë që atëherë.

 Marrëveshja Basha Idrizi u nënshkrua në prani të ish presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Duke ofruar bashkëpunimin. Ai vlerësoi si jetike për vendin kontributin e së djathtës.

Sicred