KRYEFAQJA » LAJME » Basha i përgjigjet Ramës: Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe tavolina partiake mbi Kushtetutën
Basha: PD po lobon që Shqipërisë t'i hapen negociatat me BE

Basha i përgjigjet Ramës: Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe tavolina partiake mbi Kushtetutën

“I vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor”. Kjo është në thelb përgjigjia që kreu i opozitës Lulzim Basha i ka kthyer kreut të maxhorancës Edi Rama, pas një ditë më parë ky i fundit i bëri thirrje opozitës që zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm ta konisderonin një pikënisje e një Pakti Kombëtar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
“Kushtet që BE ka vendour për Shqipërinë janë të qarta: zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingu; lufta kundër drogës dhe krimit; lufta kundër korrupsionit; reforma e administratës publike; respektimi i të drejtave themelore të njeriut” shkruan sot zoti Basha në Fejsbuk.
Kreu i PD paraqet katër kritere që sipas tij opozita realizimin e të cilave opozita e mbështet pa asnjë kusht.
“1. Në mbështesim pa asnjë rezervë zhbllokimin e menjehershëm të reformës në drejtësi dhe krijimin e KLP-së për t’i hapur rrugën krijimit të SPAK-ut dhe të Byrosë së Hetimit dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë kushtetuese, pasi të ketë kaluar vetingun dhe me tre të pestat e Kuvendit.
2. Ne mbështesim heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe hetimin e tij si çdo qytetar i thjeshtë për lidhjet me trafikun e drogës. Mbështesim pa kushte hetimin e të gjithë zyrtarëve të lidhur me krimin nga Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini tek shefat e policisë. Mbështesim arrestimin dhe hetimin e grupeve kriminale nga Habilajt tek Balilajt.
3. Ne mbështesim pa asnjë rezervë hetimin dhe luftën kundër korrupsionit, përfshi koncesionet në shëndetësi, në inceneratorë, në PPP, e kudo.
4. Ne mbështesim pa asnjë rezervë të drejtat e qytetarëve, liritë dhe pronën e tyre kundër ndërhyrjeve arbitrare” shkruan lideri i PD.
“Ne do japim kontributin tonë në Kuvend dhe në institucione për këtë gjë. Por detyra jonë është të bëjmë opozitë, çfarë është rol themelor dhe i domosdoshëm për funksionimin e demokracisë, kufizimin e pushtetit dhe mirëqeverisjen e vendit. Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe nuk duhet të ketë partitë dhe tavolinat partiake mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet” mbyll përgjigjen e tij kreu i opozitës Basha për kreun e maxhorancës Rama.

Sicred