KRYEFAQJA » LAJME » Basha i përgjigjet Ramës: Firmos dorëheqjen pastaj dialogojmë!
Basha i përgjigjet Ramës: Firmos dorëheqjen pastaj dialogojmë!

Basha i përgjigjet Ramës: Firmos dorëheqjen pastaj dialogojmë!

Kryetari i opozitës së djathtë Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje në distancë kreut të PS dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me një takim të mundshëm mes tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. Më parë ishte zoti Rama që nëpërmje rrjetit social Fejsbuk tha se ka “… tre ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje, votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje. Mos ki frikë!” shkruan zoti Rama.
Nga ana e tij zoti Basha ka shfrytëzuar praninë në çadrën e protestës për t’i kthyer përgjigje. “Të vijë me dorëheqjen e firmosur. Po dialogut. Ka 36 orë që negociatori i Partisë Demokratike dhe opozitës për të përgatitur një dialog në funksion të zgjidhjes së krizës politike, pret të dërguarin e kryeministrit, por kryeministri nuk don dialog” tha zoti Basha para përkrahësve të tij. Kreu i opozitës e akuzoi kreun e qeverisë se “Do monologë shterpë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe për t’ju shitur dokrra ndërkombëtarëve gjasmë sikur është i angazhuar për zgjidhje. Nuk do të lejojmë as nuk do të pranojmë” tha ai. Zoti Basha këmbënguli për “Dialog për zgjidhje të krizës politike përmes një qeverie teknike me mbështetje politike që të realizojë zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit, luftës efikase kundër drogës dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Shkëmbimi i replikave po vazhdon ndërsa afatet përgatitore për zgjedhjet e 18 qershorit po afrohen drejt fundit. Të hënën në orën 24 përfundon afati i regjistrimit të partive politike.

Sicred