KRYEFAQJA » LAJME » Basha i bën thirrje Ramës: Dërgo ndihma në Fushë Krujë
Basha i bën thirrje Ramës: Dërgo ndihma në Fushë Krujë

Basha i bën thirrje Ramës: Dërgo ndihma në Fushë Krujë

Kreu i PD-së në opozitë Lulzim Basha ka qëndruar në mesditë në Fushë Krujë ku ka ndjekur nga afër situatën pas përmbytjeve të fundit. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PD zoti Basha ka viziuar disa familje në 2 lagje të përmbytura . Ata janë ankuar tek zoti Basha se askush nuk u ka çuar ndihma. “Fëmijët janë pa ngrënë prej 24 orësh” i thanë ata kreut të PD. Sipas tyre kryeministri Rama ishte vetëm 5 minuta mbrëmë në autostradë.  Pas ankesave të banorëve zoti Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe qeverisë që të çojnë ndihma në Fushë Krujë.

Sicred