KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Haki Çako u largua shumë vonë
Basha: Protesta e opozitës më 27 janar

Basha: Haki Çako u largua shumë vonë

Largimi i Haki Çakos nga detyra është konsideruar i vonuar për Lulzim Bashën. Kreu demokrat tha se kupola e Krimit drejtohet nga Shefi i Qeverisë dhe se Çako është “kokë Turku”. Në datë 27 janarë, opozita pritet të nisë Protestat . Edhe pse data do të konfirmohet nga Kryetari demokrat Basha , të martën në takimin me kryetarët e rretheve dhe Grupin parlamentar, në mbledhjen e së hënës me aleatët, u vendos që në janar, të nisë ajo që Basha e konsideron stina e Protestave. “Protestat kundër regjimit të Ramës dhe modelit të instaluar prej tij të lidhjeve të pushtetit me krimin, nuk do të eklipsojnë aksionin opozitar në kuvend”, – tha kreu demokrat. Basha thekson se marrëdhënia me këtë institucion do të jetë e kushtëzuar , duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë bojkot, por kontestime të fuqishme në aulën e parlamentit, i cili mbylli punimet në dhjetor, duke i hapur politikës një tjetër përplasje , pas zgjedhjes nga shumica e Kryeprokurores së re të përkohshme. Një prioritet i opozitës mbetet reforma zgjedhore. Në takimin me aleatët mungoi kreu i PBDNJ-së, Dule, për shkak se ndodhet jashtë vendit. Ndërkohë një ditë më parë, selia Blu u vizitua nga Kryemadhi e LSI-së, ku u rakordua axhenda e aksionit të përbashkët opozitare.

Sicred