KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Gjendja e shëndetësisë në vend, skandaloze!
Mosdekretimi i ministrit të brendshëm, Basha: Krizë e thellë politike e morale e mosqeverisjes së vendit

Basha: Gjendja e shëndetësisë në vend, skandaloze!

Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha e konsideroi sot skandaloze gjendjen në sistemin e shëndetësisë, ç’ka sipas tij ka sjelle eksod masiv të mjekëve dhe infermierëve. Në 3 vjet, sipas zotit Basha, janë larguar nga vendi rreth 530 mjekë dhe 848 infermierë. Kreu i PD në opozitë thekson se “Gjendja në shëndetësi ka qenë kritike edhe gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, por në atë kohë Qeveria nuk zgjodhi konçesionarët para shqiptarëve”. Zoti Basha akuzon kryeministrin Rama se “Me buxhetin e vitit 2018-të, Qeveria ka parashikuar të paguajë 40 milionë euro në vit për konçesionet e 4 klientëve të Kryeministrit. Nëse Rama do t’i ndërpriste sot këto konçesione korruptive, 40 milionë euro do të mjaftonin për të mbuluar nevojat me pajisje dhe barna për të gjithë spitalet e Shqipërisë”, deklaron kreu demokrat Lulzim Basha.

Sicred