KRYEFAQJA » LAJME » Basha fton Ramën në debat televiziv
Basha fton Ramën në debat televiziv

Basha fton Ramën në debat televiziv

Kreu i PD në opozitë Lulzim Basha ka ftuar në debat televiziv kundërshtarin e tij politik, kryeministrin dhe kreun e PS Edi Rama, për të shpalosur programet e tyre zgjedhore, pas të cilëve qytetarët shqiptarë të vendosin më 25 qershor. Duke folur në një miting në qytetin e Fierit zoti Basha tha:”…eja në debat, bëj bilancin tënd, unë bilancin tim. Ti programin tënd, unë programin tim dhe qytetarët të vendosin me votën e tyre”. Kreu demokrat u shprehi bindur se zoti Rama nuk do debat, pasi do ti duhet të japi llogari.  “Ndonjë punë edhe e ka bërë…Mijëra palma, palma dhe fasada bosh” ironizoi kreu demokrat, duke shtuar se “Unë nuk do të jem kryeministri i palmave, kryeministri i shatërvanëve, i ekspozitave. Nuk do paguaj 900 euro palmën, unë do të jem kryeministri juaj, kryeministri juaj, i Fierit dhe i gjithë Shqipërisë”.
Zoti Basha ka shkuar edhe më tej kur ka paralajmeruar se nëse vjen në pushtet do të heqë sistemin propocional dhe deputetët do të zgjidhen direkt nga populli. “Së bashku do të ndërtojmë një Shqipëri ku shqiptarët të kenë mundësi dhe politikanët të jenë shërbëtorët tuaj kokëulur. Ndaj republikë e re do të thotë fund sistemit propocional, zgjedhje direkte deputetësh nga populli, do të thotë fuqizim i votës dhe vendimarrjes qytetare, kontroll dhe balancë, do të thotë fund pushtetit arrogant që në këto vite mendoi për vetë dhe jo për popullin” tha zoti Basha para përkrahësve të tij të dielën në Fier.

Sicred