KRYEFAQJA » LAJME » Basha : “Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytyr në krim dhe të kapur nga krimi”
Basha : "Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytyr në krim dhe të kapur nga krimi"

Basha : “Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytyr në krim dhe të kapur nga krimi”

Deklarata e kryeministrit Rama në komunikimin javor se shumë shpejt Komisionet e Vettingut do të japin rezultat, është komentuar menjëherë nga udhëheqësi i opozitës Lulzm Basha në rrjetin social Fejsbuk. Se sa e do Rama drejtësinë, e tregoi skandali Tahiri; se me kë bashkëqeveris Rama, e treguan përgjimet e antimafias italiane, vlerëson në një deklaratë të tij zoti Basha.  “Kontributi i Edi Ramës për drejtësinë është sulmi ndaj prokurorëve, ndaj dëshmitarëve, policëve të ndershëm e madje edhe ndaj gazetarëve, siç bëri pasi plasi skandali Tahiri” nënvizon kreu i PD. Zoti Basha rradhit disa shembuj që sipas tregojnë se “Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytyr në krim dhe të kapur nga krimi”. “Shteti mafioz që burgos dhe dhunon të varfërit dhe mbron e ndihmon kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin duhet shembur nga themelet” thekson kreu i PD Lulzim Basha.

Sicred