KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Edhe 800 mijë eurot i përkasin Tahirit
Basha : "Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytyr në krim dhe të kapur nga krimi"

Basha: Edhe 800 mijë eurot i përkasin Tahirit

Kryetari i  Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe sot në një deklaratë për mediat ka sulmuar ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Sipas tij nga burime të sigurta ka infomacionin se ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi, edhe  shuma prej 800 mijë eurosh e gjetur në automjetin e shtetasit Orest Sota, i përket ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Bashës njëri prej këtyre mjeteve lundruese, u zhvendos nga porti i Durrësit në 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve. Të njëjtat burime, thekson kreu demokrat, konfirmojnë se Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin, ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur bashkë disa herë jashtë shtetit. Basha akuzon se me urdhër të Çakos dhe Xhafës me porosi të Kryeministrit, është fshehur njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahirit.

Sicred