KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Dorëheqja e Ajazit, presion politik i Ramës!
Basha: Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit

Basha: Dorëheqja e Ajazit, presion politik i Ramës!

Dorëheqja e kreut të shërbimeve inteligjente shqiptare Visho Ajazi Lika, pas pesë vitesh në detyrë, nuk ka kaluar pa komente nga PD e opozitës. Sipas kreut të saj Lulzim Basha tha se dorëheqja ka ardhur si pasojë e presioneve politike.”SHISH prej 2 vitesh është halë në sytë e narkotshtetit dhe të Edi Ramës, pasi ka hartuar raporte që policia është e përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e dorgës” tha zoti Basha pasi doli nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat. “Nuk kam informacione konkrete, por një gjë është e sigurt, një shërbim informativ që harton raporte për përfshirjen e policisë, e krerëve të policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës sic ka bërë SHISH prej 2 vitesh është halë në sytë e narkotshtetit dhe të Edi Ramës, ndaj nuk mund të ketë konkluzion tjetër përvec presionit politik” tha zoti Basha.
Edhe më tej zoti Basha ju referua çështjes Tahiri, që po mban ndezur polemikat mes PS dhe PD. “Kërkesa jonë e pandryshuar që ka edhe mbështetjen e të gjithë botës perëndimore është që Rama të mos ushtrojë presion ndaj prokurorisë dhe mos përdorë imunitetin parlamentar për të mbrojtur Tahirin nga kërkesat e drejta të Prokurorisë. Tahiri duhet të arrestohet. Përdorimi i imunitetit parlamentar për të ndaluar arrestin e Saimire Tahirit bëhet vetëm për të mbrojtur atë dhe bashkëpunëtorët e tij duke përfshirë Edi Ramën” këmbënguli zoti Basha.

Sicred