KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Basha: Do vendosim taksën e sheshtë 9 përqind
Basha OSBE-ODIHR-it: Duhet qeveri teknike!

Basha: Do vendosim taksën e sheshtë 9 përqind

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi të premten ulje taksash për sipërmarrjen dhe rikthim të taksës së sheshtë, por kësaj here në masën 9 përqind. Zoti Basha i bëri premtimet me karakter elektoral në një takim me përfaqësues të biznesit gjerman. Gjatë fjalës së tij kreu i opozitës akuzoi qeverinë e socialistëve se në katër vite ka rritur barrën fiskale mbi bizneset e vendit. “Borxhi është rritur, taksat janë rritur, investime publike zero, rritje rrogash e pensionesh zero. Borxhi është kërcënim real për Shqipërinë. Çdo shqiptar ka një borxh prej 1800 dollarë” tha zoti Basha.
Kreu i opozitës premtoi se me ardhjen në pushtet të PD do të vendoset taksa e sheshtë 9 përqind, tatimi mbi dividentet do zerohet, TVSH do të jetë 15 përqind dhe tatimi i biznesit të vogël do të ketë kuotë fikse. Zoti Basha premtoi se paga minimale nuk do të jetë më e vogël se 32 mijë lekë, ndërsa ndihma ekonomike do të rritet nga 1 300 lekë për person në 3 mijë lekë për person.

Sicred