KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Do frenojmë miratimin e buxhetit të pastrimit të parave të pista!

Basha: Do frenojmë miratimin e buxhetit të pastrimit të parave të pista!

Opozita e djathtë shqiptare do të këmbënguli të enjten në parlament të frenojë miratimin e buxhetit për vitin 2018 pasi e konsideron atë “buxhet i pastrimit të parave të pista”. Kreu i PD Lulzim Basha e bëri të ditur qëndrimin e demokratëve pas mbledhjes së grupit parlamentar. “Nesër Edi Rama ka ndërmend të finalizojë buxhetin e pastrimit të parave të pista, të varfërimit të fermerëve, rrënimit e mëtejshëm të shëndetësisë, ndotjes së Shqipërisë me skemën 400 milionë euro si skemë mafioze korruptive” tha zoti Basha para gazetarëve.
Kreu i PD bëri të ditur se pjesë e këtij qëndrimi është edhe prezantimi i disa amendamenteve. Kështu PD do të propozojë taksën e sheshte 9%, TVSH 15%, pragu për tvsh e biznesit të vogël 12 mln lekë në vit, heqja e taksës së qarkullimit që do të uli çmimin e karburantit me 200 lekë për litër, rritje e fondit për pagat dhe pensionet, ndihmës sociale, të përndjekurve, subvencione per fermerët 15 mln euro, rritje e pagave dhe pensioneve të mbahen në të njëjtin nivel si në vit elektoral, rritje me 20 % e fondit të ndihmës ekonomike dhe libra falas për fëmijët deri në klasë të 9-të.
Polemikat mes maxhorancës dhe opozitës për zhvillimin e ekonomisë tashmë dihen dhe shumë nga amendamentet është e sigurt që nuk do të pranohen. Por ende nuk është e qartë se si do të arrijë opozita e djathtë të frenojë miratimin e buxhetit, pasi maxhoranca ka shumicën e nevojshme të votave.

Sicred