KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Dekriminalizimi i zgjedhjeve, propozimi kryesor i PD për reformën zgjedhore

Basha: Dekriminalizimi i zgjedhjeve, propozimi kryesor i PD për reformën zgjedhore

Mbledhja e grupit parlamentar demokrat, nisi me një surprizë për ish Kryedemokratin Sali Berisha. Deputetët demokrat nën kujdesin e Kryetarit Lulzim Basha, ishin kujdesur në detaje për ti uruar ditëlindjen , liderit të tyre historik, i cili një ditë më parë kremtoi 73 vjetorin e lindjes së tij. Por nën kujdesin e vet Berishës, mbledhja më pas ka vijuar me axhendën e grupit parlamentar, ku në rend të parë zë vend reforma zgjedhore. “Zoti Bylykbashi paraqiti draft strategjinë e partisë demokratike e cila përmblidhet në një aksion politik, dekriminalizimi i zgjedhjeve”. Për kryedemokratin Basha, është jetike për vendin, shkëputja e krimit me pushtetarët. Basha sot do të publikonte fakte të reja në funksion të këtij argumenti. “Pas arrestimit të Durim Keçit, persona me imunitet janë paraqitur në Komisariatin e Policisë për ti ushtruar presion politik policisë. Nën dijeninë tonë bëhet fjalë për kryetarin Bashkisë së Durrësit dhe përfituesin direkt të bandave të Durrësit Vangjush Dako dhe të paktën një deputet të partisë demokratike”. Por krahas denoncimeve, për Bashën ka rëndësi pengimi i qeverisë në një mision shkatërrues sipas tij për biznesin e vogël, duke e vendosur atë në sistemin e pagesës së TVSH-së. Basha replikon në distancë me Kryeministrin, duke theksuar se opozita nuk po mbron oligarkët, por interesat e biznesit të ndershëm. “Në ktë çoroditje, çekuilibrim total nuk di se çfarë thotë. I referohet statusit të një deputeti që e ka çorientuar akoma më keq. Pretendon se partia demokratike është në mbrojtje të oligarkëve duke propozuar që biznesi i vogël të mbetet jashtë skemës së tvsh-së. Ku është ndihma ktu për oligarkët?Oligarkët po i ndihmon ai që në emër të oligarkisë dhe interesave të tyre dëshiron të zhvendose barrën e tvsh-së tek ata që mezi mbajnë frymën gjallë, tek biznesi i vogël”. Kryedemokrati thekson se kundër projektit të Kryeministrit është jo vetëm biznesi por edhe FMN . Opozita tha Basha do të bëje propozime konkrete për ta ndaluar këtë iniciativë.

Sicred