KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Bllokimi i rrugëve, sakrificë e vogël për Shqipërinë e re! Rama: Mos u bëni mercenarë për destabilizimin e vendit!
Basha: Bllokimi i rrugëve, sakrificë e vogël për Shqipërinë e re! Rama: Mos u bëni mercenarë për destabilizimin e vendit!
Foto nga protestat e meparshme te PD

Basha: Bllokimi i rrugëve, sakrificë e vogël për Shqipërinë e re! Rama: Mos u bëni mercenarë për destabilizimin e vendit!

Dita e dielë ka shënuar një tjetër përplasje të fortë në distancë mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe atij të PD Lulzim Basha. Shkak është bërë paralajmërimi i opozitës se do të bllokojë qarkullimin rrugor në të gjithë vendin.
Ndonëse policia ka lajmëruar se nuk ka dhënë leje për protestën, zoti Basha ka bërë thirrje për pjesmarrje masive. “Një orë bllokim i trafikut kombëtar është një sakrificë e vogël dhe një dhuratë e madhe për Shqipërinë e re. Nesër një orë të gjithë bashkë, të vendosur dhe thellësisht paqësorë, bashkohemi të bllokojmë të keqen, e me këtë paralajmërim t’i hapim rrugë të mirës” tha zoti Basha para përkrahësve në çadrën para selisë së qeverisë. Ai akuzoi kryeministrin Rama se drejton një ndërmarrje kriminale dhe “… e ka kthyer Shqipërinë në qendrën europiane të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës”.
Nga ana e tij kryeministri Edi Rama komunikimin javor ja ka kushtuar kësaj çështjeje. “Kush është shqiptar dhe me të drejtën e tij nuk e do këtë qeveri dhe mua për kryeministër, duhet të refuzojë sidoqoftë të bëhet mercenar i politikës së përbuzjes për Shqipërinë duke bllokuar rrugët ku qarkullojnë njerëzit e këtij vendi. Fëmijë, nxënës, punonjës të sëmurë, të mirat materiale që furnizojnë ekonominë e familjeve” tha zoti Rama. Sipas tij PD po kërkon të destabilizojë vendin. “Ata që janë ngujuar sot në çadër nga frika e drejtësisë nuk e kanë aspak problem të prodhojnë probleme të reja për njerëzit dhe halle e konflikte të reja për vendin. Duan destabilizim, rrëmujë tym sepse e kuptojnë se çadra nuk i mbron dot edhe për shumë kohë nga drejtësia” tha kryeministri Rama.

Sicred