KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Bilanci i 2016, një kryeministër i korruptuar dhe e lidhur me krimin
Basha : Ruçi, pinjolli i fundit i diktaturës!

Basha: Bilanci i 2016, një kryeministër i korruptuar dhe e lidhur me krimin

Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, bilanci i vitit 2016-të mund të konsiderohet si bilanci  i një kryeministri të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Në deklaratën për mediat bërë pas konferencës për shtyp të kryeministrit, zoti Basha tha se Rama  hoqi 40 mijë familje nga ndihma ekonomike, rriti çmimin e energjisë, nafta është më e shtrenjta në rajon, uli konsumin, uli kreditimin, uli pagat dhe nuk rriti pensionet, asnjë investim i ri publik nuk eshte kryer, ndërsa rriti me 2 përqind papunësinë. Sipas zoti Basha, kryeministri rrënoi shëndetësinë ndërkohë që ka ndarë 100 milion dollarë për koncesionin e radhës, shkaktoi padrejtësi per mijëra maturantë dhe familjet e tyre, mbuloi Shqipërinë me drogë, nuk u nda asnjë ditë nga krimi, mbrojti deri në fund Rroshin, thelloi aleancën me trafikantët, i dha garanci dhe liri Lul Berishës, bllokoi integrimin europian, vrau shpresën për 80 mijë shqiptarë që braktisën edhe këtë vit vendin.

Sicred