KRYEFAQJA » LAJME » Basha-Berisha: Përshkallëzim të protestës

Basha-Berisha: Përshkallëzim të protestës

Opozita pritet të përshkallëzoje protestat në mbarë vendin, shoqëruar me akte të mos bindjes civile. Për angazhimin e çdo dege dhe strukture të Partisë Demokratike, Lulzim Basha mëngjesin e sotëm ka takuar drejtuesit e degëve të PD-së. Mësohet se Kavaja ashtu sikundër është shprehur Basha , do të jetë edhe fushë-beteja e parë e opozitës. Basha ka diskutuar për protestën që pritet të mbahet në këtë qytet në 7 maj, që është thirrur për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Për shkak të krizës politike. Axhenda e ngjeshur e së enjtes së Bashës, ka vijuar me takimin e tij me ish Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit. Këto ditë Basha ka vizituar shpesh zyrën e paraardhësit të tij, i cili prej kohësh ka apeluar për revolucion demokratik për institucionin e votës së lirë. Basha konfirmon se nga opozita nuk ka asnjë tërheqje qëndrimi,duke ia lënë mazhorancës në dorë zgjidhjen e ngërçit të krijuar, përmes largimit të Ramës si Kryeministër dhe krijimit të një qeverie teknike. “Gjenerata e re e shqiptarëve nuk do të pranoje më rivendosjen e munizmit as në Kavajë e as në Shqipëri. Nuk do të ketë proçes votimi monist. Në kryeqytetin e demokracisë që rrëzoi monizmin nuk do të vendoset monizmi i diktuar nga krimi dhe prej andej në të gjithë shqipërinë, shqipëria do të çlirohet një herë e mirë nga diktatura e krimit. Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, zgjedhje të diktuar nga krimi” theksoi Basha. Ndërkohë më herët Berisha në çadër apeloi për rritje të akteve të mos bindjes civile. “Çdo ditë na takon të mendojmë, por format më të fuqishme të mos bindjes civile. Dhe i themi Edi Ramës të mos guxoje të bëje hapa drejt zgjedhjeve sepse do kesh fundin fatal që meriton me duart e tua. Mos imagjino se mund të shkosh në zgjedhje duke iu përvetësuar votën shqiptarëve. Jetën janë të vendosur ta japin por votën jo. Mjer ti po vazhdove me ktë rrugë” tha ish-kryeministri Berisha.

Sicred