KRYEFAQJA » LAJME » Basha bën thirrje: Populli të bashkohet për të larguar qeverinë Rama

Basha bën thirrje: Populli të bashkohet për të larguar qeverinë Rama

Opozita e djathtë dhe ajo e majtë shqiptare, ka zhvilluar sot një tjetër protestë kundër qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama, me kërkesë kryesore dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, i akuzuar për përfshirje në afera kriminale. Para përkrahësve ti zjarrtë të opozitës, por jo të shumtë në numër si në protestën e katër muajve më parë, zoti Basha para selisë së qeverisë bëri thirrje për bashkim popullor kundër të keqes që ka kapuar vendin. “Sot jemi mbledhur në këtë shesh për të treguar se jemi europian. E si të tillë besojmë te shteti ti së drejtës. Sot protestojmë për liri, drejtësi e demokraci. Jemi këtu për t’iu drejtuar perëndimit, se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin, aspiratën e shqiptarëve” tha zoti Basha. Sipas tij përpjekja e opozitës nuk është luftë për pushtet, por është betejë mes të mirës dhe të keqes, mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që e kanë kapur drejtësinë. Për kreun e opozitës problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës, është shteti i kapur nga krimi e korrupsioni. “Ne nuk e pranojmë autokracinë, korrupsion e nuk mbyllim sytë para krimit dhe korrupsionit” tha zoti Basha.
Kreu u opozitës akuzoi maxhorancën socialiste se projekti i i saj i rilindjes nuk degradoi rrugës, por ishte një projekt kriminal i një individi. “Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar” tha zoti Basha duke u brohoritur nga përkrahësit.  Ai e konsideroi protestën e sotme si “Marshimi i madh i shqiptarëve kundër sundimit të krimit, drogës, korrupsionit, izolimit nga Perëndimi”.

Sicred