KRYEFAQJA » LAJME » Basha-bën thirrje për zbatimin e kushtetutes për kryeprokurorin

Basha-bën thirrje për zbatimin e kushtetutes për kryeprokurorin

Dialog për të shkelur kushtetuten nuk mund të ketë, thekson Basha, duke refuzuar qartazi, ftesën e Kryeministrit, për të dialogur për çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të vendit. Ndryshe nga takimi që pret shefi i qeverisë, kryedemokrati i bën apel nga selia e PD-së, të ndale çdo përpjekje sipas tij për emërimin e Kryeprokurorit, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të kushtetutes dhe ligjeve të vendit. “Kushtetuta e ka përcaktuar qartë, prokurori i përgjithshëm zgjidhet me 3/5 e votave. Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të zgjidhet pa vetting. Pyetja shtrohet pse pas një viti e gjysëm pas reformes në drejtësi Edi Rama do të zgjedhë apo emëroje një kryeprokuror pa vetting dhe vetëm me votat e maxhorancës. Përgjigjia është e qartë besoj për çdo shqiptar. Për të mbrojtur paratë e pista të drogës dhe për të mbyllur dosjet e krimit” tha zoti Basha. Këto deklarata kreu demokrat i bëri në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, zhvilluar me dyer të mbyllura, ku u vendos për të kundërshtuar me forcë, shkeljen e proçedurave ligjore nga mazhoranca për kapjen sipas saj të institucionit të akuzës. Nëse shumica nuk reflekton, tha zoti Basha, opozita ka gati planin tjetër të veprimit, edhe pse rezervoi detajet. “Nëse Edi Rama vepron në kundërshtim me kushtetuten për të futur në dorë institucionin e prokurorit të përgjithshëm me të vetmin qëllim për të mbyllur dosjet e korrupsionit atëherë ai do të përballet me përgjigjen më të fuqishme ndonjëherë nga opozita” tha kreu i PD.

Sicred