KRYEFAQJA » LAJME » Basha bën përgjegjës Ramën për goditjen e familjes së Lalës
Basha: Buxheti i 2019, katastrofik, legjitimon zhvatjen e taksave të qytetarëve

Basha bën përgjegjës Ramën për goditjen e familjes së Lalës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka dhënë menjëherë nuanca politike sulmit me armë ndaj banesës së gazetares së News 24 Klodiana Lala, madje ka zbuluar autorët. Sipas tij plumbat që kanë goditur dhomën ku flejnë vajzat e gazetares, janë bërë për shkak të publikimit të lidhjeve të ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit. ” Mesazhi mafioz për gazetaren është i qartë:se kush del nga rreshti, kush shqetëson qeverinë, kush nuk i bindet sundimit të krimit, e ka fundin e shpejtë. Sulmi me armë ndaj gazetarës Klodiana Lala, e cila së fundmi nxori në dritë lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, janë tregues se krimi ndjehet i paprekshëm! Dhe kjo është e vërteta e hidhur! Prej 5 vjetësh krimi po triumfon, sepse ai bashkëqeveris me Edi Ramën!” tha zoti Basha në një dalaje para mediave. “Sot, kam edhe një mesazh për Edi Ramën: do të mbahesh ti përgjegjës i vetëm, nëse gazetares Klodiana Lala, familjes së saj, çdo gazetari që nuk ha bukën tënde apo çdo opozitari me qeverinë tënde i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat dhe krimi që ke nën urdhra! Mesazhi im për çdo qytetar është se sa kohë kryeministri i vendit është i lidhur me krimin, Shqipëria do të jetë në mëshirën e bandave. Me të mirat dhe të këqijat tona, duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të çlirohemi nga krimi që qeveris vendin” tha zoti Basha.

Sicred