KRYEFAQJA » LAJME » Basha bën homazhe në Varrezat e Deshmorëve të Kombit

Basha bën homazhe në Varrezat e Deshmorëve të Kombit

Edhe mëngjesin e këtij 28 Nëntori, Varrezat e Deshmorëve të Kombit priten homazhe dhe kurora lulesh nga përfaqësues të opozites. Kryetari i PD Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike nderuan kujtimin e të rënëve për lirinë e vendit. Për kreun demokrat Basha, beteja për Shqipërinë Demokratike është nderimi më i madh që shqiptarët sot duhet t’i bëjnë sakrifices sublime të dëshmorëve të lirisë. Ndërkohë, ashtu siç tashmë është bërë traditë, përfaqësues të opozites pritet të nderojnë përvjetorin e pavarësisë me homazhe pranë bustit të Ismail Qemalit, gjatë pasdites, pikërisht në orën kur flamuri i pavarësisë u ngrit në Vlorë, 105 vite më parë.

Sicred