KRYEFAQJA » LAJME » Basha-Balla për ndryshimet e rregullores
Eurot e sekuestruara në Durrës, Basha replika me Ballën

Basha-Balla për ndryshimet e rregullores

Do të ketë rezultate konkrete, apo premtime për kapjen e peshqve të mëdhenj në muajin janar? Të paktën pritshmëria e Lulzim Bashës është zero, nisur nga qasja e deri tanishme e shumicës për reformën në drejtësi, zgjedhja e kryeprokurores së përkohshme, shtoi edhe nismën e fundit të mazhorancës për ndryshime në rregullore, për provat që duhet të sjellë prokuroria për arrestimin e deputeteve. Për Bashën, nisma e do të thotë mbrojtje e peshqve të mëdhenj, dhe kush priste arrestimin e peshqve të këtyre përmasave, sipas tij, tashmë duhet të përballet me cironga. Akuzat e Bashës janë përgenjeshtruar nga Taulant Balla. Sipas tij ky propozim ndikon në mirëfunksionimin e veprimtarisë së kuvendit, sikundër reflektim për ndryshimet kushtetuese. Nisma duket se do të ndikoje në thellim të krizës politike dhe mungesën e konsensusit politik, pasi Kreu demokrat duke e konsideruar përpjekje të shumicës për të kapur sistemin e drejtësisë, paralajmëroi kundërshtim të fortë të saj në kuvend.

Sicred