KRYEFAQJA » LAJME » Basha: Autori vjedhjeve masive në Shqipëri është Edi Rama!
Basha: Autori vjedhjeve masive në Shqipëri është Edi Rama!

Basha: Autori vjedhjeve masive në Shqipëri është Edi Rama!

Më shumë se protesta e studentëve, për kreun e opozitës së djathtë Lulzim Basha, ka rëndësi ai që opozita e konsideron si “skandali i Autoritetit Rrugor Shqiptar, në projektin e vjedhjes së Unazës së Re. Pas publikimit të dyshimeve të forta se një prej fituesve të tenderit ka fasifikuar dokumentet, zoti Basha tha se ideatori i tyre ishte kryeministri Rama. “Edi Rama ka nxjerrë sot ARRSH-në që të bëjë mashtrimin e rradhës. Së pari, ARRSH-ja e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë sepse në vend që t’i shërbejë ligjit dhe shqiptarëve, është kthyer në një vegël për vjedhjet marramendëse të Edi Ramës” tha zoti Basha. Sipas tij “Të gjitha koncesionet që ka hartuar dhe kontraktuar ARRSH-ja në rrugë janë akte të korruptuar, dhe asnjë nga zyrtarët e ARRSH-së të përfshirë nuk duhet të lihet i lirë, por duhet hetuar dhe nxjerrë para drejtësisë”.
Për kreun e opozitës “… ideatori, planifikuesi dhe përfituesi kryesor i vjedhjes së Unazës, dhe i të gjitha projekteve të tjera, i vjedhjes së koncesioneve të rrugëve, i koncesionit të check-upit, të koncesioneve të incineratorëve dhe të çdo vjedhje të tjetër masive që po i bëhet Shqipërisë është Edi Rama”.

Sicred