KRYEFAQJA » LAJME » Basha apel fermerëve në Poshnjë të Beratit

Basha apel fermerëve në Poshnjë të Beratit

Në takimin me fermerë të Poshnjës në Berat, kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha, tha se bujqësia është prioritet në programin e së djathtës, bazuar në rritjen e investimeve dhe subvencioneve. Basha garantoi si hap të parë, heqja e taksës Rama mbi karburantet, duke e bërë atë  minimalisht 300 lekë më e lirë.

Basha apeloi për bashkimin e Shqiptarëve, për të larguar këtë qeveri, sipas tij bllokuese për zhvillimin e vendit.

Sipas Kreut demokrat, ekonomia është përqëndruar tek oligarkët afër Kryeministrit. Basha tha se me vleren 2.2 miliardë të koncesioneve për klientët e qeverisë mund të rriten pensionet me të paktën 30 përqind.

Sicred