KRYEFAQJA » LAJME » Basha akuzon Ramën për dhunë shtetërore

Basha akuzon Ramën për dhunë shtetërore

Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama për kapje të shtetit dhe dhunë shtetërore ndaj qytetarëve. Në komunikimin me mediat, menjëherë pas vendimit të gjykatës për të ndaluarit e protestës ndaj tarifës së “Rrugës së Kombit”, zoti Basha akuzoi kryeministrin për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
Kreu demokrat, paralajmëroi nga selia blu nisjen e një vale protestash në mbarë vendin kundër regjimit të krimit, siç e konsideron ai qeverinë aktuale. zoti Basha ftoi qytetarët të bëhen bashkë , për ta rrëzuar qeverinë aktuale. Kreu demokrat fton sërish qytetarët për mos bindje civile.

Sicred