KRYEFAQJA » LAJME » Basha akuzon për korrupsion Ministrin Gjiknuri
Basha akuzon për korrupsion Ministrin Gjiknuri

Basha akuzon për korrupsion Ministrin Gjiknuri

Krydemokrati Lulzim Basha, kreu sot një vizitë në Spitalin Ushtarak ku është shtruar minatori i plagosur në minierën e Bulqizës.  Kryetari i Partisë Demokratike, akuzoi për korrupsion Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknurin, dhe tha se ai është përgjegjës për humbjen e jetës së shumë minatorëve në krye të detyrës. Ai vijoi duke e quajtur Ministrin Gjinknuri edhe pjesë të “mafias së kromit”. Basha tha se kjo qeveri duhet të largohet, pasi ka kthyer në sistem jo vetëm korrupsionin por edhe krimin në tërësi. Sipas Bashës, beteja e opozitës dhe e qytetarëve është për të larguar, jo vetëm Ministrin e Brendshëm por të gjithë qeverinë sipas tij, të mafias.

 

Sicred