KRYEFAQJA » LAJME » Basha akuza Ramës: Do një Shqipëri pazaresh!

Basha akuza Ramës: Do një Shqipëri pazaresh!

Në ditën e 70-të të protestës së opozitës, nga çadra Kryetari i PD-së Lulzim Basha e quajti “pazar të pisët” zgjedhjen e Ilir Metës në postin e presidentit. Ai tha se sot Edi Rama firmosi dështimin total për reformën në drejtësi duke hequr me ligj çdo kompetencë, dhe duke e shndërruar institucionin e presidentit në një zyrë me më pak fuqi veprimi. “ Pasi hoqen me ligj çdo kompetencë dhe e shndërruan në një zyrë me më pak fuqi veprimi se drejtori i postës në Vlorë spo them për drejtorin kombëtar, tani e trajtojnë si një njeri fuxho, si një plaçkë për të kënaqur orekset e njëri-tjetrit dhe për të mbyllur pazarin e pisët me anë të cilit mendojnë se do të asgjësojnë demokracinë shqiptare” tha Basha. Basha tha përpara mbështetësve të tij, se rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë është qeveria teknike si garante e zgjedhjeve të lira e të ndershme, përfshi votimin dhe numërimin elektronik që do të pasohet sipas tij, nga Vettingu i vërtetë.

Sicred