KRYEFAQJA » LAJME » Basha: “18 shkurti do jetë lëvizje madhështore, paqësore, demokratike, e pandalshme derisa të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme”
Basha: "18 shkurti do jetë lëvizje madhështore, paqësore, demokratike, e pandalshme derisa të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme"

Basha: “18 shkurti do jetë lëvizje madhështore, paqësore, demokratike, e pandalshme derisa të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme”

Opozita e djathtë shqiptare vazhdon përgatitjet për protestën e saj të paralajmëruar të 18 shkurtit. Kreu i PD Lulzim Basha u takua sot me të rinjtë demokratë të njësisë numër 7 në Tiranë. Ai i ftoi ata të marrin pjesë masivisht në protestën e 18 shkurtit. “Bashkimi i të rinjve dhe qytetarëve bazuar në modelin e Rumanisë, do të bëjnë të mundur gjunjëzimin e Qeverisë dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme” tha zoti Basha. Sipas tij 18 shkurti është “Fillimi i një lëvizje të madhe që nis me një vendim të madh që do ta marrim sëbashku në Tiranë, për ta çuar nëpër çdo cep të Shqipërisë. Vendimi që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të diktojmë një qeverisje ndryshe”. “I garantoj qytetarët se kjo do jetë lëvizje madhështore, paqësore, demokratike por e pandalshme derisa të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha kreu i PD.
Kreu demokrat premtoi se nëse vjen në pushtet “Akti i parë do jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë”.”Nuk do ketë asnjë student që të mbetet pa studiuar se nuk paguan dot. Stazhe pune të paguara për një vit” tha zoti Basha.

Sicred