KRYEFAQJA » LAJME » Basha: 12 prefektët janë 12 anëtarët e rinj të bandës
Basha: 12 prefektët janë 12 anëtarët e rinj të bandës

Basha: 12 prefektët janë 12 anëtarët e rinj të bandës

Kreu i opozitës Lulzim Basha e konsideroi “përpjekje të dëshpëruar për ta çuar vemendjen diku tjeter” prezantimin nga kryeministri Rama të 12 prefektëve të rinj të vendit. Zoti Basha në një status në rrjetin social Fejsbuk tha se kryeministri është zënë nga skandali i madh i narko-shtetit. Sipas tij prefektët e emëruar “as nuk do të marrin frymë pa lejen e tij” pasi “pushtetin e vërtetë ai e ndan me kupolën mafioze e me oligarkët e tenderave”. Për kreun e opozitës “… 12 prefektët janë 12 anëtarët e rinj të bandës”. Ata “shpejt, do ta shohin veten si noterë e shërbëtorë të Habilajve e familjeve mafioze që janë realisht prefektet e Edi Rames në 12 qarqet e vendit” vlerëson kreu i opozitës Lulzim Basha.

Sicred