KRYEFAQJA » LAJME » Barrichello, ish-pilot i Formula 1 flet për tumorin
Barrichello, ish-pilot i Formula 1 flet për tumorin

Barrichello, ish-pilot i Formula 1 flet për tumorin

Rubens Barrichello ka lindur në San Paolo, në Brazil në 23 maj 1972. Një pilot premtues që nga rinia e tij. Ka kaluar një jetë deri tani duke u përballuar gjithnjë me rrezikun që të shkakton pjesëmarrja në garat e shpejtësisë me makina. Por frika më keqe për jetën të vjen pikërisht në momentin që nuk e pret. Barrichello, ish-pilot i Formula 1 ka treguar në programin brazilian “Conversa com Bial” di Globo tv se si para pak muajsh ka kaluar një periudhë shumë të vështirë të jetës së tij kur mori vesh se kishte tumor. “Një mëngjes isha duke bërë dush kur më kapi një dhimbje në kokë. Më dukej sikur do të më shpërthente, aqsa u rrëzova në tokë. U deshën pak minuta të lajmëroja Silvanën për të kërkuar ndihmë. Kujtoj se dhimbja ishte e padurueshme dhe kuptova se bëjen fjalë për një problem serioz. Një miku im mjek më tregoi për situatën e rëndë”. Pas konsultës mjekët i thanë se duhej të operohej pasi situata ishte shumë e rëndë. Kishte tumor. “U operova dhe më pas mjekët më thanë se vetëm 14% të njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje mund të rikuperohen plotësisht. Pas gëzimit që u shërova kisha frikë se nuk do të mund të garoja më, por më thanë që mund të vazhdoja” – ka përfunduar ish-piloti, që më pas ka treguar edhe shenjën e opercionit në qafë. Ish-piloti brazilian pranon se po vazhdon të jetojë falë një mrekullie. Barrikelo ka garuar me disa skuderi në Formula 1, duke tërhequr admirimin e të gjithë kolegëve të tij pilotë për sjelljen e tij si dhe të tifozëve.

Sicred