Rreth 20 barna për përdorim spitalor që më parë jepeshin vetëm në QSUT, tani do të shpërndahen nga vetë spitalet rajonale . Ky transferim do të fillojë që nga dita e sotme ndërsa duke filluar nga 1 Marsi, ekzaminimet e kushtueshme nuk do të prenotohen më në QSUT por direkt nga zyrat e fondit të sigurimeve të kujdesit shëndetësor në çdo qytet. Ndryshimet e miratura së fundi nga minsitria duket se do të shfryjnë rradhët e gjata të pritjes në QSUT të cilat panvarësisht ngritjes së qendrës së konsultave dhe shtimit të sporteleve, nuk u reduktuan asnjëherë, veçse shtuan më shumë procedurat. Për të lehtësuar barrën burokratike dhe administrative ende të lartë që kanë pacientët shqiptarë , Ministri Beqaj tha se: ” Brenda këtij muaji pacientët do të referohen në mënyrë elektronike nga mjeku i familjes, drejt e tek ai specialist e më pas në spitalin përkatës.”
