KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Barcelonë, furgoni godet njerëzit, një i vrarë dhe 32 të plagosur
Barcelonë, furgoni godet njerëzit, një i vrarë dhe 32 të plagosur

Barcelonë, furgoni godet njerëzit, një i vrarë dhe 32 të plagosur

Të paktën një person vdiq dhe 32 u plagosën pasi një furgon goditi njerëzit në zonën e njohur të Barcelonës në Las Ramblas, njoftoi policia. Furgoi kaloi përgjatë zonës së këmbësorëve, duke duke goditur disa njerëz, ndërsa të tjerë u përpoqën të largoheshin për t’u mbrojtur në dyqane dhe kafene. Dëshmitarët thanë se furgoni kishte qëlluar qëllimisht njerëzit përpara se të ndalet. Sipas mediave shoferi i automjetit kishte ikur në këmbë. Policia po e trajton incidentin si një sulm terrorist.
Ambasada shqiptare në Madrid njofton se në këtë ngjarje nuk janë përfshirë shtetas shqiptarë. Ambasada u bën thirrje shtetasve shqiptarë në Barcelonë të shmangin vendin e aktit terrorist dhe te ndjekin udhezimet e autoriteteve lokale. Për çdo informacion ata janë të lutur të kontaktojnë në numrin 0034667673333.

Sicred