KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Barcelonë, arrin në 13 numri i viktimave
Barcelonë, arrin në 13 numri i viktimave

Barcelonë, arrin në 13 numri i viktimave

13 persona mbetën të vdekur ndërsa të paktën 80 të tjerë u plagosën kur një furgon goditi njerëzit në zonën e njohur të Barcelonës  Las Ramblas të enjten, njoftoi policia spanjolle. Furgoni ka ecur me shpejtësi në zonën e këmbësorëve duke marrë para disa  njerëz, ndërsa dhjetra të tjerë u fshehën nëpër dyqane e lokale për të shpëtuar. Sipas mediave të huaja, autoritetet e kanë konsideruar incidentin si sulm terrorist. Policia thotë se i dyshuari për këtë ngjarje është identifikuar si Driss Oubakir, por është e paqartë nëse ai është ndaluar. Ai ka marrë me qira furgonin që e përdori në këtë ngjarje. Një tjetër person është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri. 

Ambasada shqiptare në Madrid njofton se në këtë ngjarje nuk janë përfshirë shtetas shqiptarë. Ambasada u bën thirrje shtetasve shqiptarë në Barcelonë të shmangin vendin e aktit terrorist dhe te ndjekin udhezimet e autoriteteve lokale. Për çdo informacion ata janë të lutur të kontaktojnë në numrin 0034667673333.
Ministria e Punëve të Jashtme dënon menjëherë aktin terrorist në Barcelonë. Ministri Ditmir Bushati e dënoi këtë akt si barbar duke shprehur solidaritetin për qëndresën e popullit spanjoll, dhe u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. “Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah Spanjës e vendeve mike dhe aleate në luftën kundër terrorizmit” ka deklaruar zoti Bushati.

Sicred