KRYEFAQJA » LAJME » Barbero: Shqipëria duhet të përshtasë legjislacionin me atë të BE-së për sa i përket rritjes së sigurisë në punë.

Barbero: Shqipëria duhet të përshtasë legjislacionin me atë të BE-së për sa i përket rritjes së sigurisë në punë.

Për të rritur sigurinë dhe standartet në punë Organizata Botërore e Punës po mbështet qeverinë shqiptare. Ekspertë të kësaj organizate po trajnojnë Inspektoriatin e Punës me synimin edhe përafrimin e standardet të vendit tonë me ato europiane. Ekperti i Organizatës Botërore të Punës Javier Barbero shpjegon në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar se duhet jo vetëm duhet përshtatur kuadri ligjor por duhet kuptuar se siguria në punë është përgjegjësi e të gjithë faktorëve.

“Kjo nuk është përgjegjësi vetëm e Ministrisë së Punës, nuk është përgjegjësi vetëm e punëdhënësve, por e gjithë vendit me qëllim promovimin e kësaj kulture të re në mënyrë që të shmangen aksidentet në punë, që padyshim mund të shmangen në 99% të rasteve.”

Ndërkohe që aksidentet në miniera në Shqipëri janë më të larta se në vendet e tjera të punës dhe Barbero thotë se edhe ky sektor sigurisht që është në axhenden e ILOS.

“Padyshim, ky është një sektor shumë i rrezikshëm, që në fakt nuk është i vetmi dhe ne duhet të përqendrohemi në ata sektorë që janë në krye të listës, për sa i takon numrit të aksidenteve dhe sëmundjeve nga puna.”

Për Barberon ndryshimi nuk ndodh menjëherë. Kjo kërkon kohë dhe ai shprehet optimist se në Shqipëri situata do të përmirësohet edhe më tej në të ardhmen.

Sicred