KRYEFAQJA » LAJME » Banorët: Protesta pa afat kundër projektit “Unaza e re”

Banorët: Protesta pa afat kundër projektit “Unaza e re”

“Unaza e Re”, projekti që do të bashkojë shkollën Teknologjike me rreth-rrotullimin Shqiponja, i prezantuar si një nga investimet më të mëdha infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë, pritet të fillojë nga ndërtimi së shpejti. Por prej disa ditësh banorët e kësaj zone janë ngritur në protesta kundër këtij projekti.

Nazmi Lekli, një prej banorëve të parë të ardhur në unazë. Zoti Lekli disponon të gjitha dokumentet ligjore të pronësisë ndërsa thotë se si banesa ashtu edhe biznesi i tij i ngritur me mund, do të fshihen sa hap e mbyll sytë.

Si Nazmiu ka edhe shumë të tjerë që jetojnë prej më shumë se 20 vitesh në Unazën e Re. Ata thonë se nuk janë kundër ndërtimit të rrugëve, por kërkojnë të drejtën, njohjen e pronave si dhe dëmshpërblim që justifikon investimin e tyre.

Përmes një deklarate për mediat, Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Afrim Qendro, deklaroi paraditen e së hënës se ndërtimi i “Unazës së Madhe” në Tiranë do të shoqërohet me prishjen e një numri ndërtesash që janë të vendosura përgjatë segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek sheshi “Shqiponja”.

Banorët e Unazës së Re thanë për RTSH- në se ata do të protestojnë sërish pasditen e së hënës, me një argument të fortë. Ata kërkojnë sipas tyre të drejtën e mohuar, vlerësimin e pronës dhe të mos nxirren nga shtëpitë e tyre në qiell të hapur.

Sicred