KRYEFAQJA » LAJME » Banorët e Zharrëzes vijojnë protestën

Banorët e Zharrëzes vijojnë protestën

Banorët e zharrëzes janë gdhirë përpara ministrisë së energjisë, të vendosur për të mos u kthyer në fshatin e tyre deri në marrjen e një vendimi nga qeveria. Ndonëse policia nuk i lejoi ngritjen e një çadre, banorët e vijojnë protesten e tyre përpara ministrisë së energjisë në qiell të hapur. Mbrëmjen e së shtunes arritën pas 4 orësh bisedime në një marrëveshje me zv.kryeministrin Niko Peleshi, nga i cili morën garancinë se qeveria do ti dëmshpërbleje të gjithë banorët. Por ata thonë se nuk largohen nga ministria deri sa vendimi të miratohet në këshillin e ministrave. Nga raporti i grupit të posaçëm të punës për Zharrëzen është bërë vlerësimi paraprak i dëmeve të shkaktuara në banesa. Në këtë raport janë evidentuar 508 shtëpi të dëmtuara prej të cilave 44 të dëmtuara rëndë dhe 26 të pabanueshme. Njëkohësisht është ndaluar edhe injektimit i ujit teknologjik nga Bankers Petrolim në zonën e Zharrëzes.

Sicred